Haradinaj: Rama flirton me Vuçiqin, pasi i ka sytë nga Rusia dhe Kina

I ftuar në Syri Tv, kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për flirtimin e Ramës me Vuciqin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiqi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiqi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi. Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiqin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.