Haradina takon Eliot Engelin: Marrëdhënia me Amerikën është e pacenueshme dhe speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e Sigurisë në Munih, është takuar me kongresistin Eliot Engel.

Haradinaj tha se është nderë të takohet me mikun e përhershëm të Kosovës.

“Duke besuar në kauzën tonë, të drejtën për liri dhe pavarësi, Eliot Engel, bëri punë të palodhur në konsolidimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”.

“Marrëdhënia me Amerikën, me njerëzit e saj, është e pacënueshme dhe speciale. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Amerikën”, tha Haradinaj në rrjetin social Facebook.