Haller kryen me sukses operacionin në testikuj, mungon dy muaj te Dortmundi

Lojtari i ri i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, do të mungojë për të paktën dy muaj, pasi iu nënshtrua një operacioni të një tumori të zbuluar në testikun e tij, raportoi klubi i Bundesligës të mërkurën.

Sulmuesi 28-vjeçar i Bregut të Fildishtë iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar, pasi zbuloi tumorin në një kamp stërvitor, tha drejtori sportiv i klubit Sebastian Kehl në një konferencë për shtyp. Ai tha se planet e trajtimit ishin ende, duke u diskutuar dhe një datë kthimi nuk ishte caktuar ende.

Sulmuesi me shtetësi franceze, iu bashkua Dortmundit nga skuadra holandeze Ajax Amsterdam në një marrëveshje katërvjeçare në fillim të këtij muaji.

“Sebastien iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar. Ne kërkojmë durim në këtë kohë. Terapia aktualisht po diskutohet. Ka disa opsione,”- tha Kehl përpara fillimit të sezonit të Dortmundit, me një ndeshje të raundit të parë të Kupës së Gjermanisë kundër Mynihut 1860 të premten. “Sebastien do të jetë jashtë për disa muaj, por pasi të jemi më të saktë për këtë, do ta komunikojmë”.

Klubi ishte mbështetur në praninë fizike të Haller dhe aftësinë e tij për të shënuar gola, për t’u përpjekur të thyente kampionët e Bayern Munichut, garën për titullin e Bundesligës për gati një dekadë. Drejtori i Dortmundit, tha se mungesa e Hallerit do të ndihet, por klubi po përgatitej për një sërë skenarësh.

“Ne e kemi bërë këtë për disa ditë. Po punojmë për opsione dhe ide, por asgjë specifike për momentin, – tha Kehl. – Ai do të jetë jashtë për dy muaj dhe ne kemi një program të vështirë deri në nëntor, por skuadra jonë ofron opsione”.