Haliti: Lëvdatat për Ivanoviqin e Gjingjiqin, Kurti po i bën në emër të Kosovës

Analisti Afrim Haliti ka reaguar pas postimit të djeshëm të Kurtit lidhur me përvjetorin e vrasjes së Zoran Gjingjiq.

Haliti ka shkruar në rrjete sociale se lëdatat që Kurti po i thotë për Ivanoviqin e Gjingjiqin, janë në emër të Kosovës.

Postimi:

Lavdatat ndaj Oliver Ivanoviqit dhe tani ndaj Zoran Gjingjiqit janë prelud i lavdatave që Albini do ia thurrë Vojislav Koshtunicës. Në rastin e Albinit në fakt Vojislav Koshtunica i meriton lavdatat më së shumti.

E keqja është se Albini këto lavdata ndaj këtyre serbëve po i bënë në emër të Kosovës dhe ngadale po i bënë këto lavdata si normale në kohën kur goja e tij nuk e përballon dot të përmend emrat e më meritorëve për këtë ditë që i mundëson Albinit të zë vendin që e ka zënë.

Ndërkaq, militantët e Vetëvendosjës mbajnë gojën mbyllur që do të thotë se ata pajtohen edhe me këtë perlë.

Svaka vam čast!!!