Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Prishtinës, njëherit ministër në detyrë i Kulturës, ka gënjyer dje publikisht. Ai përmes një statusi në Facebook, u bë kinse po e dënon dhunën e kinse ka informacion për përleshjet brenda Komunës së Prishtinës. Ai tha se u sulmua kryesuesi Fehmi Kupina. Por, pamjet e siguruara nga reporter të rrahjes në Komunë e demantojnë tërësisht. Në fakt Kupina së bashku me disa persona të tjerë, e sulmuan brutalisht asamblistin e LDK-së, Sami Salihu.

Pra, Çeku në vend se të pres të zbardhet e vërteta, ose nëse ka pasur informacion ta dënoj agresorin, ai ka dënuar viktimën e sulmit.

Gënjeshtra e plotë e Çekut:

Lajmi për dhunë në ambientet e Kuvendit Komunal të Prishtinës është shumë shqetësues.

Lidhja Demokratike e Kosovës sot sulmoi njeriun që udhëheqë me Kuvendin Komunal, z. Fehmi Kupina. Përveç që e papranueshme, kjo sjellje shkon kundrejt parimeve politike ku dallimet në pikëpamje janë vlerë e shtuar.

Bëjmë thirrje për organet kompetente që të marrin masa dhe të ndëshkohen dhunuesit.