Hajnat vjedhin një veturë të tipit BMW në Podujevë

Një qytetari në fshatin Sekiraqë të Podujevës ia kanë vjedhur veturën e tipit BMW. Ai ka raportuar se vetura ishte me targa vendore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas mesnate i është vjedhur vetura e tipit BMW me targa vendore, si dhe dokumentacioni i veturës dhe patentë shoferi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.