Guardiola nuk është i sigurtë për mundësitë e Cityt në Champions League

Pep Guardiola ende ka pikëpyetje lidhur me mundësitë e Manchester Cityt për të triumfuar këtë sezon në Champions League.

Guardiola edicionin e kaluar drejtoi “Citizens” drejt çerekfinaleve në Champions League duke iu afruar suksesit më të madh të klubit anglez në këtë kompeticion e që janë gjysmëfinalet.

“Unë me të vërtetë nuk e di nëse jemi gati, ne nuk kemi shumë histori pas neve por kemi shumë vetbesim. Skuadrat e mija favorite janë Real Madridi dhe Barcelona, ekipe që kanë histori më të madhe se ne. Pastaj, Juventusi me blerjen e Cristiano Ronaldos dëshiroi të tregojë se këtë vit kanë synim suksesin”, nënvizoi Guardiola.

Manchester City pas dy javëve të zhvilluara në Champions League gjendet në pozitën e dytë me 3 pikë në Grupin F.