Guardiola

Guardiola konfirmon lëndimet e mëdha të Man Cityt 11 ditë para përballjes me Real Madridin

Përballja e Real Madridit me Manchester Cityn është padyshim ndeshja më e madhe e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Të dyja skuadrat konsiderohen ndër favoritët për të fituar garën.

Në këtë fazë, situata e dëmtimeve të Los Blancos për atë ndeshje është më e shëndetshmja që ka qenë për një kohë.

Vetëm Thibaut Courtois dhe David Alaba parashikohet të jenë mungesat e mëdha, me drejtuesit e klubit që shpresojnë të kenë Eder Militao në dispozicion për të luajtur, pasi ai është afër përfundimit të rikuperimit të tij pas këputjes së ligamentit ACL, gushtin e kaluar.

Fatkeqësisht për City, situata e tyre duket pak më shqetësuese. Trajneri Pep Guardiola konfirmoi të premten pasdite se Kyle Walker dhe John Stones i janë bashkuar portierit Ederson në listën e tyre të lëndimeve.

“Ederson po përmirësohet shumë, Akanji do të jetë 100% i aftë për të luajtur kundër Arsenalit. Walker dhe Stones janë lënë jashtë. Lëndimi i Ëalker është më i rëndë se i Stones. Ata të dy do të jenë jashtë, nuk e di sa ndeshje do të mungojnë”, ka thënë Guardiola.

Walker dhe Stones të morën goditje gjatë pushimit ndërkombëtar dhe Real Madridi do të forcohej ndjeshëm nëse asnjëri nuk do të luante në Santiago Bernabeu. Ndeshja e parë në kryeqytetin spanjoll është vetëm 11 ditë larg.