Griezmann nuk ka dyshime për futbollistin më të mirë, zgjedh Messin

Antoine Griezmann e ka përshkruar Lionel Messin si një lojtar me cilësi të cilat ndoshta nuk do t’i shohim kurrë më në futboll.

Sulmuesi francez me shumë polemika verën e kaluar iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi.

Gjatë një interviste për UEFA-n, Griezmann nuk ka mundur ta fsheh admirimin për Lionel Messin.

“Ne po flasim për një lojtar që nuk do ta shohim kurrë, ose një si ai vjen çdo 40 vite”, ka deklaruar Griezmann.

“Ne duhet të përfitojmë nga ajo, qoftë ne që jemi shokët e skuadrës së tij, tifozët dhe trajnerët”.

“Ajo që ai mund të bëjë me topin është e pabesueshme”