Griezmann ndaj Levantes kishte statistika më të mira në mbrojtje sesa në sulm

Antoine Griezmann duket sikur nuk ka kapur akoma ritmin e duhur tek skuadra e Barcelonës.

Griezmann, por edhe e gjithë skuadra e Barcelonës po kalojnë në probleme të mëdha në këto ndeshje të para të La Ligas.

Francezi që erdhi nga Atletico Madridi për 120 milionë euro duket se ka ndryshuar diçka në stilin e tij, nëse faji nuk qëndron tek trajneri.

Çuditërisht, Griezmann mban statistika më të mira në fazën defensive sesa në atë ofensive.

Në ndeshjen kundër Levante, ish ylli i Atleticos regjistroi tetë topa të vjedhur, të gjithë në gjysmë fushën e tij, por mezi bëri dy gjuajtje drejtë portës kundërshtare.

Ky duel kundër Levante ishte një tjetër shembull për formën e lojtarit këtë sezon, që qëndron më mirë në sulm sesa në mbrojtje.

loading…