Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk do të jenë pjesë e “El Clasicos” që zhvillohet të dielën por sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann pret një spektakël.
Messi do të jetë vetëm spektator në “Camp Nou” nesër pas lëndimit në krahë në ndeshjen përballë Sevillas fundjavën e kaluar, por sipas Griezmann, Barcelona ka kapacitet ta fitojë derbin edhe pa yllin argjentinas.
“Do të jetë një El Clasico e bukur si gjithë të tjerat. Është shumë keq që Messi nuk do të jetë i gatshëm për Barcelonën, por ata kanë lojtarë tjerë që mund t’i sjellin fitoren. Ndërsa Real Madridi ka nevojë për fitore. Do të jetë sfidë e bukur për t’u shikuar”, tha Griezmann për ESPN para shfaqjes së një dokumentari për suksesin e Francës në Kupën e Botës.
“El Clasico” zhvillohet nesër me fillim prej orës 16:15.







