Griezmann: I telefonova babait dhe fillova të qaj nga lumturia pasi iu bashkova Barcelonës

Antoine Griezmann e ka pranuar se kalimi i tij nga Atletico Madridi në Barcelonë i kishte sjell atij lot gëzimi në momentin që gjithçka ishte kryer.

Pas shumë përpjekjeve, sulmuesi francez përfundimisht u bë lojtar i Barcelonës pasi klubi katalonas i pagoi 120 milionë euro të klauzolës së lirimit të tij javën e kaluar.

Në një intervistë me MARCA, Griezmann tregoi sesi ishte ndier pasi e kishte kompletuar kalimin në Camp Nou.

“U ndjeva shumë mirë, pas gjithë atij stresi dhe presioni për ta përfunduar të gjithën. Doja vetëm ta përfundoja pushimin dhe ta nisja këtë sfidë të re. Lojtarët më kanë pritur shumë mirë. Jam duke e shijuar këtë moment dhe shpresoj se do të fitoj vetëbesim të mjaftueshëm për të folur, për të qenë vetja dhe për t’u kënaqur”, tha Griezmann.

Ai tregoi edhe momentin kur marrëveshja ishte finalizuar dhe ai ishte bërë lojtar i Barcelonës.

“E thirra babanë në telefon dhe fillova të qaj nga lumturia sepse ia arrita, çdo gjë ishte kryer. Isha me miqtë, bashkëshorten dhe fëmijët e mi dhe ishte një moment i jashtëzakonshme”, shtoi ai.

loading…