Greqi| Vritet brenda resortit biznesmeni i kazinove, plagoset shoku i tij

Një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, ka ndodhur orët e para të ditës së sotme në Hanioti të Halkidikit.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy autorët me kapuç, kanë mbërritur në banesën e marrë me qira në një resort të njohur në Haniotis dhe kanë hapur zjarr ndaj viktimave që janë nga Shkupi.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët dyshohet se kanë qenë me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë 39-vjeçari Bagraini Orhain, i cili është biznesmen kazinoje dhe tregtar i pijeve alkoolike në Shkup.

Ndërkohë i plagosuri Sead Slezovikg po trajtohet në spitalin e Polygyros.