Grenell në përkrahje të serbëve, kujton Vidovdanin: Sot është ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë
Ish I Dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar sot një përkujtim për Betejën e Kosovës ku luftuan popujt e Ballkanit kundër Perandorisë Osmane.
Grenell ka thënë se sot përkujtohen martirët e “shenjtë serbë” dhe Shën Princ Lazari.
“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi”, shkroi Grenell.
“Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, shtoi ai
Today we honor the #Vidovdan heroes.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 28, 2021
On this day in 1389, the battle against the Ottomans in #Kosovo began.
Today is a memorial day to Saint Prince Lazar and the Serbian holy martyrs.