Goli që po bën xhiron e botës, skuadra shënon pas 13 sekondave pa e prekur topin (Video)

Vetëm 13 sekonda pas vërshëllimës së gjyqtarit për fillimin e ndeshjes dhe topi përfundon në rrjetë. Madje pa u prekur fare nga futbollistët e skuadrës që kaloi në epërsi.

Ndodhi në një ndeshje të 17-vjeçarëve në Portugali, mes Sportingut të Lisbonës dhe Uniao Almeirim.

Miqtë nisën topin nga mesi i fushës dhe pas disa pasimeve e kthejnë topin te portieri. Ky i fundit del huq dhe topi kalon vijën fatale. Një gol për rekord “Guinness”, sepse asnjë nga futbollistët e Sportingut nuk pati kontakt me topin.

Pamjet po bëjnë xhiron e botës, pasi një gol i tillë nuk ka të ngjashëm.

loading…