Ylli i Atletico Madridit, Angel Correa është përkujdesur për golin më të mirë të javës në Evropë.
Reprezentuesi argjentinas në ndeshjen e La Ligës kundër Villarrealit ka realizuar gol spektakolar nga mesi i fushës.
Correa ndali një pasim të një mbrojtësi të Villarrealit në mesin e fushës, ndërsa nuk mendoi shumë dhe plasoi një goditje në drejtim të portës.
Në të njëjtën kohë, ai shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit vendas dhe shënoi golin e mrekullueshëm.
Më poshtë mund ta shihni golin.







