Goli i Rashicës eliminon Borussia Dortmundin dhe dërgon Werderin në çerekfinale VIDEO

Werder Bremen ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-2 në kuadër të DSB Pokal, ku Milot Rashica ishte protagonist.

Një ndeshje që dhuroi emocione nga fillimi deri në fund, ku kishte shumë raste dhe gola.

Davie Selke e hapi ndeshjen me një gol në minutën e 16-të, për t’i dhënë epërsinë Werderit,

Nuk vonoi shumë dhe Leonardo Bittencourt shënoi për 2-0, gol me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Borussia Dortmund ngriti ritmin dhe arriti të shënojë me të zakonshmin Erling Braut Haaland (2-1).

Por në minutën e 70-të doli në skenë Milot Rashica, që me një vrapim të shpejtë futet në zonë dhe gjuan fuqishëm për të shënuar për 3-1.

Krejt çka bëri Borussia ishte një gol me të riun Giovanni Reyna për 3-2, por që nuk iu mjaftoi.

Me këtë fitore Werder Bremen kalon në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.