Goli i Nedim Bajramit nuk mjafton, Roma fiton thellë ndaj Empolit

Goli i bukur i Nedim Bajramit nuk i ka mjaftuar Empolit që pësoi humbje të thellë nga Roma, të dielën mbrëma. Roma fitoi 4:2, ndërsa të gjithë golat i shënoi në pjesën e parë.

Tammy Abraham shënoi dy golat e parë për Romën, ndërsa nga një e realizuan edhe Sergio Oliveira dhe Nicolo Zaniolo.

Në minutën e 55-të Empoli ngushtoi rezultatin në 4:1. Andrea Pinamonti ishte realizator, ndërsa Bajrami shënoi për 4:2 në minutën e 72-të. Bajrami goditi nga distanca, ndërsa topi u devijua.

Për Bajramin 22-vjeçar është goli i gjashtë këtë edicion në Serie A. Ka edhe tri asistime.

Ardian Ismajli e Bajrami e kompletuan ndeshjen te Empoli. Samir Ujkani e Kristjan Asllani qëndruan në stol, njëjtë si Marash Kumbulla te Roma.

Ndeshja i takoi xhiros së 23-të të Serie A. Roma është e gjashta me 38 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 12-të me 29 pikë.