Goli i futbollistit nga Kosova, Donis Avdijaj, është zgjedhur si më i miri i xhiros së 18-të në elitën e futbollit të Austrisë. Shënimi i mesfushorit me tipare sulmuese është votuar më së shumti nga lexuesit e “Sky.at”.

Avdijaj e ngushtoi avantazhin e mysafirëve me gjuajtje të fuqishme e të saktë nga distanca. Hartbergu në fund të duelit, barazoi në shtëpi kundër Wolfsbergerit.

25-vjeçari mori 74% të votave, ndërsa në konkurrencë pati Husein Baliq të LASK-ut, Taxiarchis Fountas të Rapidit dhe Kelvin Yeboah të Sturm Grazit. Në Bundesligën e Austrisë, Avdijaj sivjet ka shënuar tri gola dhe e ka një asistim.

🇦🇹 Sweet dreams everyone courtesy of Donis Avdijaj. 💣🔥

🎥 @SkySportAustriapic.twitter.com/VgsD5da1bV

— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) December 12, 2021