Al-Nassr

Goli i çuditshëm i shënuar nga Ronaldo mbrëmë, portieri nuk mundi të shihte asgjë

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për të ndihmuar Al-Nassr që të regjistrojë fitoren e radhës në Ligën Profesionale Saudite.

Al-Nassr fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Al-Alhi, teksa ylli portugez kontribuoi me dy gola në këtë takim.

Goli i parë i Ronaldos në ndeshjen e së premtes ishte i çuditshëm dhe pak i diskutueshëm.

Ai shënoi në minutën e katërt pas asistimit të Sadio Mane, por portieri kundërshtar, Edouard Mendy, e kishte thuajse të pamundur që të reagonte më mirë në goditjen e “CR7”.

Dhe kjo nuk ndodhi për shkak se goditja ishte e fortë, mirëpo për shkak se nuk e kishte pamjen e qartë. Tymi në fushë ishte rezultat i një ndezjeve së mjeteve piroteknike para ndeshjes dhe kjo do të thoshte se shumë tifozë – dhe ndoshta portieri i Al-Ahli gjithashtu – nuk e kishin një pamje të qartë të topit ndërsa ai përfundoi në rrjetë.