Gjyshi i vajzës së vrarë në shkollën e Beogradit: Vuçiq, Brnabiq dhe Mali luajtën me dhimbjen tonë

Gjyshi i vajzës së vrarë nga të shtënat në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Sllobodan Raiçeviq, ka kritikuar ashpër udhëheqjen e Serbisë kur është fjala për këtë tragjedi. Në emisionin “Përshtypja e së dielës” ai tha se presidenti Vuçiq, kryeministrja Brnabiq dhe ministri i Financave Sinisha Mali po “luanin me dhimbjen” e familjeve të të vrarëve.

– Ajo ka vdekur e para, ka qenë kujdestare e klasës, ka vdekur me shoqen e saj, po ashtu edhe Dragani që ka qenë me ta. Ai përbindëshi u fut dhe më vrau i pari të bukuren time, tha gjyshi i vajzës.

Kujtojmë se në Twitter kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka publikuar një foto të edituar në të cilën është shumëzuar figura e saj, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ministrit të Financave Sinisha Mali. Ajo la të kuptohej se fotot nga protesta e dytë “Serbia kundër dhunës”, ku dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën dhe bllokuan urën e Gazelës ku kërkuan dorëheqjen e Aleksandër Vuçiqit, janë fotoshopuar.

– Edhe unë votoj për këta tre kerberë (Mitologji – Një qen me tre koka me bisht gjarpri që ruante hyrjen e nëntokës dhe tundte bishtin te biletat, por nuk linte njeri të dilte; fik. portier i vrazhdë dhe i pasjellshëm, rojtar mizor) që kanë bërë një foto dhe e kanë kthyer foton në nëntë. Vështirë kishin tre, por nëntë kerberë, luanin me dhimbjen tonë. Edhe unë isha në marshin protestues dhe nuk vura re asnjë incident. Gjithçka dukej e organizuar, në dashtë Zoti dhe kështu do të jetë të premten e ardhshme, tha Raiçeviq.

LEXONI EDHE: