Stepanie Frappart ka thënë se do të dëshmojë se gjyqtaret janë po aq kompetente sa gjyqtarët, ndërsa do të bëhet femra e parë që do të referojë një finale të madhe në gara të UEFA-s të meshkujve.
Frappart do të drejtojë ndeshjen e Superkupës së Evropës të mërkurën ndërmjet Liverpoolit e Chelseat.
Frappart 35-vjeçare do të asistohet nga bashkëkombësja e saj franceze Manuela Nicolosi dhe nga irlandezja Michele O’Neill.
Treshja ka punuar së bashku në ndeshje të mëdha – drejtuan finalen e Botërorit të femrave këtë vit në Francë – por nuk ka dyshim se do të jenë në qendër të vëmendjes të mërkurën në stadiumin “Vodafone” në Stamboll.
E pyetur nëse është e frikësuar se do të kritikohet dyfish për çdo gabim që mund ta bëjë, Frappart ka thënë se është koha që gjyqtaret të dëshmojnë se janë po aq të mira sa gjyqtarët.







