Gjyqtarja anësore në ndeshjen Kosovë – Estoni ishte shtatzënë, paraqitja e saj ishte mahnitëse

Vashat e Kosovës e kanë mbyllur me sukses duelin ndaj Estonisë në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2021”, teksa triumfuan në “Fadil Vokrri” me rezultatin e pastër 2-0.

Autore e dy golave ishte futbollistja e njohur kosovare, Kaltrina Biqkaj, teksa falë dy rrjetave të saj “dardanet” tashmë marrin tre pikët e radhës dhe shkojnë në kuotën e nëntë pikëve.

Edhe pse takimi u luajt pa prezencën e publikut, ndeshja ishte tejet energjike dhe ofroi momente mjaft interesante.

Një detaj tjetër interesant ishte edhe forma e gjyqtares austriake, Amina Sarah Raschid, e cila edhe pse ishte shtatzënë e gjykoi në mënyrë të përkryer këtë ndeshje.

Raschid ishte në rolin e asistentes së dytë në këtë takim, derisa arriti ta mbyllte ndeshjen me mjaft sukses, së bashku me dy koleget e saj, kryesoren Olivia Tschon dhe asistenten tjetër Biljana Iskin.