Gjyqtari urdhëron prokurorinë që të riklasifikojë materialet e të arsyetojë konfidencialitetin e dokumenteve në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjyqtari i Procedures Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guilloi ka urdhëruar Prokurorinë që të shpjegojë se cilat materiale në gjykimin kundër Thacit e të tjerëve duhet të vazhdojnë të jenë të klasifikuara.

Duke iu përgjigjur një parashtrese të ekipit mbrojtës të ish Kryeparlajmentarit Kadri Veseli, gjyqtari ka urdhëruar prokurorinë që deri më datën 4 nëntor 2022, të tregojë si në vijim: Cilat materiale mund të riklasifikohen si publike; Cilat materiale duhet të qendrojnë konfidenciale deri kur të fillojë gjykimi, arsyet për këtë klasifikim dhe datën kur këto dokumente mund të riklasifikohen si publike; si dhe Cilat materiale duhet të qendrojnë konfidenciale gjatë gjithë procesit dhe arsyet për këtë klasifikim.

Gjithashtu, Gjyqtari Guilloi urdheroi prokurorinë të japë arsye në të ardhmen për klasifikimin e materialeve dhe kohezgjatjen e klasifikimit. Në vendimin e datës 23 Gusht 2022, Gjyqtari i procedures paraprake pranoi se një material që gjendet publikisht, si për shembull libër apo artikull gazete, mund te mbahet konfidencial nëse ka arsye për të mbrojtur privatësinë e një dëshmitari apo nëse disa detaje të dokumentit apo interpretimi i bërë nga prokuroria nuk janë akoma publike. Ai nenvizoi se tashme procedura paraprake është në një fazë të avancuar dhe se prokuroria e pranoi vetë që ka klasifikuar të gjithë materialin provues si konfidencial.

Por duke qenë se jo cdo material i shpalosur gjate procedures paraprake do te perdoret gjate gjykimit, sipas Gjyqtarit te Procedures Paraprake, kjo ceshtje duhet te zgjidhet me mire nga Paneli i Gjykimit. Në kerkesen e datës 11 Prill 2022,mbrojtja e Veselit parashtroi se prokuroria kishte shkelur Rregullen 83(1) të Rregullave pasi kjo e fundit ka klasifikuar si konfidencial te gjithe materialin e provave, perfshirë shumë dokumente publike, duke shkelur kësisoj të drejten e të akuzuarit për një gjykim publik. Ekipet mbrojtëse të ish krerëve të UCK-së, në seancat statusore të mëhershme kanë akuzuar proklurorinë se ka klasifikuar dokumente që janë publike qysh me vite, vetëm e vetëm për ta paraqitur rastin si shumë voluminoz.