Gjukanoviq: Kjo që po ndodh në Mal të Zi, dëshmon se fantazmat e hegjemonisë nuk janë varrosur

Kryetari i Partisë Demokratike Socialiste në Mal të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot në Cetinjë se ditëve në vijim do të bëjë publike se kush po shkakton konflikt brutal me Malin e Zi, raporton RTV e Malit të Zi.

Ai ka thënë në Cetinë se zhvillimet aktuale flasin se “gjithnjë e më pak është fjala për Ligjin mbi liritë fetare dhe gjithnjë e më pak çështje e pronës” dhe përbën edhe një shkas për atak në shtetin e Malit të Zi”.

Gjukanoviq ka thënë se kjo që po ndodhë është vazhdim i luftës kundër fantazmave të nacionalizmit hegjemon në Ballkan, “të parë e të përjetuar gjatë viteve të nëntëdhjeta, por shihet qartë se nuk i kemi varrosur”.

“Mali i Zi do të jetë shtet demokratik në të cilin asnjë bashkësi fetare nuk do të dominojë, por ashtu si të gjithë njerëzit dhe të gjitha komunitetet fetare në Mal të Zi do të jenë të barabartë dhe të gjithë do të ndihen komode, qoftë si besimtar ose si qytetar i Malit të Zi”, ka thënë ai.