Gjilani fiton në udhëtim te Vushtrria, barazon pikët me Ballkanin në krye të tabelës

Gjilani e ka mposhtur Vushtrrinë në udhëtim me rezultat 1-3, në ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Me këtë rast, gjilanasit e kanë marrë kreun e tabelës dhe tash i kanë 30 pikë, sa ka edhe Ballkani, që është i dyti.

Gjilanasit e kanë gjetur golin e parë në minutën e 18-të të ndeshjes përmes Razak Keitas, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Gerhard Prognit.

Golin e dytë për mysafirët e ka shënuar Armend Halili në minutën e 44-të.

E asistuesi Progni e gjeti edhe vetë golin në minutën e 78-të për rezultatin 0-3.

Kurse, golin e vetëm për vendësit e shënoi Bashkim Shala në minutat shtesë.

Duhet cekur se Edison Kqiku i gjilanasve u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit.

Në këtë ndeshje u shfaq një ekses pasi gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj u qëllua me shkrepsë dhe referi kryesor Gramos Shala nuk e vazhdoi lojën derisa u zbraz ajo pjesë e tribunës.

Në takimin tjetër të ditës Ferizaj e ka mposhtur 1-0 Flamurtarin.

loading…