Gjesti simbolik, Shqipëria ia kthen Maqedonisë së Veriut ikonat fetare

Qeveria e Shqipërisë ia ktheu Maqedonisë së Veriut ikonat fetare, një gjest simbolik që mori mirënjohjen nga kryeministri i vendit fqinj, Dimitar Kovacevski.

Kjo shënon edhe një nga marrëveshjet e bashkëpunimit midis vendeve për kthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës.

“Do të kisha dashur t’i them dy-tre fjalë me këtë rast, është vërtet një gjest i madh që e bën Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës së shtetit tonë, Maqedonisë së  Veriut dhe të gjitha institucionet që punuan dhe me të vërtetë, sivjet është një vit vërtet i madh për qytetarët tanë, posaçërisht për maqedonasit sepse fillimisht në fillim të vitit morëm mirënjohje, përkatësisht kisha  ortodokse maqedonase u pranua në shërbimin e  të gjithave kishave ortodokse. Mandej, vijoi fillimi i negociatave me Unionin Evropian, mandej vijonte dhe nënshkrimi i marrëveshjes FRONTEX, ku gjuha maqedonase për herë të parë ishte bashkë me gjuhët e tjera të unionit dhe kjo marrëveshje është miratuar nga 27 vendet anëtare të BE”, ka thënë Kovaçevski.

Ndërkaq, pas Kovaçevskit, fjalën e mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e përmbylli me një batutë.

“Ka folur shumë, s’kuptova gjë”, tha ai.