Gjesti i mrekullueshëm i Manes, i dhuron fanellën mbledhësit të topave (Video)

Sadio Mane ka bërë një rikthim të suksesshëm në formacionin titullar të Liverpooli, në triumfin në Superkupën e Evropës kundër Chelseat të mërkurën.

Reprezentuesi senegalez, u përdorë vetëm si një zëvendësues nga Jurgen Klopp në fundjavë, në ndeshjen hapëse të Premierligës kundër Norwich.

Por, ai u rikthye te skuadra e parë për finalen kundër Chelseat, duke shënuar dy herë në ndeshjen që përfundoi 2-2.

Pas largimit nga fusha për t’i liruar vendin Divock Origit, kamerat kapën një moment të mirë kur 27 vjeçari ftoi një djalë, mbajtës së topave për t’i dhuruar fanellën.

loading…