Eden Hazard i ka tronditur tifozët e Chelseat me reagimin e tij kur është pyetur rreth të ardhmes së tij në Stamford Bridge.
Për Hazardin është përfolur vazhdimisht, e sidomos pasi Zinedine Zidane u kthye në Santiago Bernabeu, se do të kalojë te Real Madridi sezonin e ardhshëm.
Një fije shprese për tifozët e Chelseat se belgu do të qëndrojë në klub erdhi kur Hazard u fotografua në fanellën e re të skuadrës.
Por, gjesti i 28-vjeçarit kur pyetet nga tifozët për të ardhmen e tij, nuk është aspak lajm i mirë për të kaltrit.
Hazard e tundi kokën kur u pyet nëse do të qëndronte në Chelsea dhe pastaj u largua me makinën e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=tq4CMHftIII







