Euro 2024

Gjermania zbulon kundërshtarin, ja me cilën skuadër do të ndeshen ditën e shtunë

Gjermani ka mësuar edhe kundërshtarin që do të përballet në fazën pasardhëse të Europianit. “Panzerat” kanë peshkuar Danimarkën, që u rendit e dyta në Grupin  C, vetëm për shkak të kartonëve.

Danezët e mbyllën me pikë të barabarta grupin me Slloveninë, por për shkak se kishin marrë më pak kartonë të verdhë se sllovenët në të 3-ja ndeshjet, u renditën në vendin e dytë.

Dueli Gjermani-Danimarkë, do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. /Ballkani.info