Përfaqësuesja e Gjeorgjisë ka shokuar Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Në ndeshjen e Grupit B, pjesë e të cilit është edhe Kosova, Përfaqësuesja e Gjeorgjisë ka triumfuar në Batumi me rezultatin 2:0 përballë Suedisë.

Suedezëve në këtë takim nuk i ndihmoi as rikthimi i Zlatan Ibrahimoviqit, i cili luajti gjatë tërë ndeshjes.

Dy golat për Gjeorgjinë, i shënoi Khvicha Kvaratskhelia në pjesën e dytë. Ai fillimisht e zhbllokoi rezultatin në minutën e 61-të, përpara se ta vulos ndeshjen në minutën e 78-të, me golin e dytë.

Me këtë fitore, Gjeorgjia forcohet në pozitën e parafundit në grup me shtatë pikë, tri më shumë se Kosova që mbetet e fundit.

Ndërkohë, Suedia mbetet lidere e grupit me 15 pikë, por mund ta humbë këtë pozitë nëse Spanja e mposht Greqinë në Athinë prej orës 20:45.