Izraeli është përballur me terror ditët e fundit.

Shteti është sulmuar nga organizata terroriste “Hamas” ku kanë humbur jetën shumë njerëz.

Portali izraelit “one.co.il” ka publikuar lajmin se kërkimet për 22-vjeçaren Mai Naim, mbesa e trajnerit të famshëm izraelit Shlomo Sharaf dhe nipi i trajnerit Yuval Naim, kanë përfunduar pa sukses.

Sharaf konsiderohet legjendë e sportit në Izrael.

Familja humbi kontaktet me Mai në ditën e parë të sulmit të Hamasit në territorin izraelit dhe tani trupi i saj është gjetur.

Ajo dyshohet se u vra në një festë në Barei, ku dhjetëra të rinj izraelitë u vranë dhe u rrëmbyen nga anëtarët e Hamasit.