Policia e Kosovës

Gjendet pa shenja jete një grua në Podujevë, rasti po hetohet

Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 18:09, në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.