Gjendet pa shenja jete nën rrënojat e tërmetit çifti i volejbollistëve

Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm në Turqi.

Tërmeti me magnitudë 7.8 ballë, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaras dhe që shkaktoi humbjen e shumë qytetarëve në shumë provinca, ka goditur edhe sportin.

27-vjeçarja Betul Çakir dhe bashkëshorti i saj Bedrettin Çakir, të dy volejbollistë, u gjetën nën rrënoja pranë njëri tjetrit pa shenja jete.

Betul, e cila luajti për një kohë të gjatë në ekipin e volejbollit të femrave Merinos dhe u largua nga ky sport para sezonit të ri, u martua me bashkëshortin e saj volejbollist, Bedreddin./