Giresse konfirmon mungesat, por nuk jep emra kush mund t’i zëvendësoj

Trajneri i Kosovës, Alian Giresse ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka folur për listën dhe telashet e fundit që i janë shfaqur me lëndime.

Mërgim Vojvoda, Lerat Paqarada e Shkëlqim Vladi mungojnë, ndërsa ata pritet të zëvendësohen nga të tjerët, shkruan Demokracia.com.

“Në listë kemi ftuar lojtarët që kemi menduar se janë më me formë, ata ishin të rëndësishëm në ekipet e tyre dhe mendojmë janë edhe për ne. Jemi fokusuar edhe te lojtarët e rinj që mendojmë se në të ardhmen mund të jenë pjesë e rëndësishme për ne”.

Sa i përket mungesave tekniku francez ka thënë: “Fatkeqësisht përballemi me disa mungesa për shkak të lëndimeve, madje vetëm në vikendin e fundit janë lënduar tre. Ne mendojmë për ti zëvendësuar ata. Ne kemi pas fillimisht 26 lojtarë tash kemi 23 lojtarë dhe do ti shohim si mund ti zëvendësojmë”. /Demokracia.com/