Gent Cakaj ia refuzon Kosovës edhe një Konsull Nderi, ja për kë bëhet fjalë (DOKUMENT)

Më 23 maj, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që udhëhiqet nga kosovari Gent Cakaj, ka refuzuar një tjetër kandidat të Republikës së Kosovës që të emërohet Konsull Nderi i Kosovës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për kandidaturën e Arbër Abazit. Nuk është refuzimi i vetëm që Cakaj i bën Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme për emërimin e konsujve të Nderit në Shqipëri. Në fillim të këtij muaji, MPJ e Shqipërisë e kishte refuzuar kandidaturën e biznesmenit të dyshimtë, Julian Morina, për të cilin kishte raportuar Ballkani.info.

Po ashtu Ballkani.info e ka siguruar Notën Verbale të datën 23 maj, ku Ambasada e Shqipërisë në Kosovë njofton MPJ-në e Kosovës për mosmiratimin e kandidaturës së Arbër Abazit për Konsull Nderi.

Në poshtë ua sjellim Notën Verbale:

Notë Verbale

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë i shpre komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që në vitijm të notës suaj verbale nr. 161-853/19, datë 13 mars 2019, t’ju informojë mbi vendimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mbi mosmiratimin e kandidaturës së Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovë në Republikën e Shqipërisë, z. Arbër Abazi. /Ballkani.info/

Lexoni edhe: Gent Cakaj refuzon biznesmenin e dyshimtë si Konsull Nderi të Kosovës në Shqipëri (DOKUMENT)