Gazetarja i reagon Rezarta Shkurtës për letrën e Enver Hoxhës: Nuk ke turp që e promovon

Ditën e djeshme këngëtarja Rezarta Shkurta publikoi një letër e cila i drejtohej ish diktatorit Enver Hoxha, në të cilën thuhej se ka ardhur koha për t’i kërkuar falje.

Por, ditën e sotme rreth kësaj letre ka reaguar gazetarja Zhaklin Lekatari e cila ka thënë se këngëtarja duhet të dënohet.

Sipas gazetares, propaganda të tilla duhen dënuar me ligj dhe katundaret duhen ulur poshtë.

“Dikush te ftoje @rezarta shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetet te tjera qe mendoj por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret”, shkruan Zhaklin, ndërsa komentet kanë qenë të shumta edhe në rrjete sociale për këtë letër të publikuar.