Gazetari i njohur përjetoi diçka të rëndë në ndeshjen Real Madrid – Manchester City VIDEO

Tomas Roncero është një ndër fytyrat më të njohura në Madrid dhe Spanjë sa i përket tifozllëkut që ndjen dhe përcjell si gazetar për Real Madridin. I ftuar në programin e njohur “El Chiringuito”, pas ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Manchester City në Champions League, ai u emocionua dhe ishte tepër i prekur.

Roncero, tifoz i çmendur i “merengues”, kishte marrë për të parën herë të birin në “Santiago Bernabeu” për të ndjekur ndeshjen e tij të parë në Champions League.

“Mora tim bir sepse kisha shumë iluzione, kisha pritshmëri të madhe, ashtu si të gjithë në stadium. Doja që im bir të përjetonte natën e Champions League duke bërë të njëjtin rrugëtim që bëra unë dikur me tim atë. Por, nuk do ta harroj kurrë mërzinë që ai përjetoi në stadium për këtë humbje. Isha i bindur që do të fitonim ndaj Manchester City”.

“Më vrau shumë humbja, nuk e prisja. Edhe pse momenti nuk ishte ndër më të mirët, aftësia që ka Reali për të na krijuar iluzione është e madhe. Im bir ishte i emocionuar dhe mezi priste këtë ndeshje… Por, me Realin çdo gjë është e mundur”, është shprehur Roncero.