Gattuso i kënaqur me reagimin e Milanit në fitoren ndaj Dudelange

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso lavdëroi karakterin e lojtarëve të tij në fitoren 5-2 ndaj klubit modest, Dudelange teksa insistoi se nuk ka kundërshtar të lehtë në Europa League.

Cutrone i dha epërsinë Milanit në minutën e 21-të por skuadra nga Luksemburgu befasoi “Rosonerët” duke përmbysur rezultatin, gjersa në gjysmë orëshin e fundit Milani realizoi edhe 4 gola tjerë duke e shmangur eliminimin dhe turpërimin.

“Pas golit të tyre filluam të kemi pak frikë. E filluam ndeshjen mirë por në Europa League nuk ka ndeshje të lehta. Dudelange luajti mirë dhe na shkaktoi shumë vështirësi. Por e rëndësishme ishte të fitonim. Pas disavantazhi skuadra bëri presion mirë dhe tregoi karakter. E dija se do të ishte e vështirë”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

Gonzalo Higuain i zhvilloi 90 minutat e parë prej përjashtimit me karton të kuq në përballjen me ish skuadrën e tij, Juventusin, ndërsa Gattuso pretendoi se sulmuesi argjentinas kishte një shqetësim në shpinë por që shtrëngoi dhëmbët për të vazhduar.

Pas 5 xhirove të zhvilluara në grupet e Europa League, Milani rradhitet në vendin e dytë të grupit F me 10 pikë derisa i duhet një pikë në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Olympiacosit për të siguruar kualifikimin për në fazën me eliminim direkt.