Ish-bashkëluftëtari

Gashi: Rrustem Berisha e kishte dhënë urdhrin për thyerjen e kufirit

Ish-bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Xhafer Gashi ka rrëfyer për monetin e përgaditjes së operacionit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar më 9 prill 1999.

Gashi në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për aktivitetet që ishin ndërmarrë në atë kohë.

“Për të ardhur deri te thyerja e kufirit pa dyshim është dashur një aktivitet i jashtëzakonshëm i të gjithë atyre që ishin aty dhe të gjithë ata që e mbështetnin luftën e drejt të UÇK-së. Është e vërtet që pa vullnetin e atëhershëm të qeverisë shqiptare ne nuk do të kishim mundur të vendoseshim atje, por as nuk do ta kishim përkrahjen e shumë eprorëve ushtarakë të cilët i pruan përvojat në brigadat tona në atë kohë. Ka qenë dy brigada dhe një batalion diversantë dhe vëzhgues dhe tani shihej që domosdoshmëshirtë të kalojmë në një fazë tjetër, përgatitja për thyerjen e kufirit”, ka rrëfyer Gashi.

Ai njoftuar se urdhrin për thyerjen e kufirit e kishte dhënë Rrustem Berisha.

“Pastaj vjen deri te krijimi i grupit operativ që i bie dy brigada dhe batalioni diverzant vëzhgues janë bërë në një dhe nga kjo bëhet Komandantë i grupit operativ Rrustem Berisha, shef shtabi Agim Ramadani. Komandanti Rrustem Berisha jep detyrën për përgatitjen e njësive për fillimin e operacionit luftarak dhe krijohet komanda e avancuar”, ka rrëfyer Gashi.