Gani Gërmia i “futet” politikës

Visar Dermaku i njohur si Gani Gërmia siç duket ka vendosur të mos rri indiferent në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai së fundmi është parë në një tubim të një partie, konkretisht të Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacolli.

Gani Gërmia i njohur për humorin e tij, ka qenë prezent në një tubim në Nerodime të Ferizajt, ku shihet ulur pranë Jetlir Zyberaj, kandidat i AKR-së për deputet dhe zyrtarëve tjerë të kësaj partie, shkruan Reporteri.net.

Foto është publikuar nga Ibrahim Makolli, poashtu kandidat i AKR-së për deputet.