Gabon sërish Ballkani

Ballkani ka gabuar sërish, duke barazuar 0-0 me Flamurtarin. Derisa Feronikeli e ka mposhtur 2-0 Dukagjinin.

Xhiroja e 24-të në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur me dy ndeshjet e ditës së premte, të cilat startuan nga ora 17:00.

Ndeshje e zjarrtë u zhvillua në kryeqytet,  mes Flamurtarit dhe Balllanit, ndërsa ndeshja tjetër u zhvillua në Klinë, mes Dukagjinit dhe Feronikelit.

Vëmendja ishte te Ballkani, që pas pandemisë, nuk është skuadra e pjesës së parë dhe të dytë të sezonit në IPKO Superligë.

Të besuarit e Ismet Munishit dështuan për herë të tretë radhazi, duke marrë vetëm një pikë, pasi barazuan 0-0 me Flamurtarin, ashtu si ndeshjen e kaluar në Ligë dhe Kupë.

Ky barazim i konvenon Dritës që tani ka mundësinë të shkojë në gjashtë pikë diferencë me ndjekësin më të afërt për titull.

Sfida tjetër u zhvillua në Klinë, Feronikeli e mundi në udhëtim Dukagjinin.

Nikli mori tri pikë me golat e Mevlan Zekës dhe Da Silvës.