Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se sot ka hyrë në fuqi ligji për dy nënshtetësisë, që i bie që sportistët nuk kanë nevojë të heqin dorë nga nënshtetësia për atë gjermane për ta përfaqësuar Kosovën.

“Sot, futet në fuqi “Ligji për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë” (StARModG).

Me ligjin e ri, bie kushti i heqjes së shtetësisë tjetër, për të marrë shtetësinë gjermane. Pas kësaj date, ish-shtetasit e Republikës së Kosovës që e kanë dorëzuar shtetësinë kosovare për të marrë atë gjermane mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës se Kosovës”, ka njoftuar ambasada.

Padyshim këtij lajmi i është gëzuar shumë Federata  e Futbollit e  Kosovës,  pasi gjithë futbollistët e Kosovës mundën shumë më me lehtësi të jenë pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës. /Ballkani.info