Futbollisti kosovar turpëron katër lojtarë brenda pak sekondave (VIDEO)

​Fatos Beqiraj ka dhuruar shou në Superligën e Izraelit

Futbollisti nga Peja, Fatos Beqiraj, i ka mahnitur të gjithë në ndeshjen mes Maccabi Netanya vs Hapoel Beer Sheva në Superligën e Izraelit.

Leo Messi e Cristiano Ronaldo kanë dhuruar spektakël gjatë gjithë karrierës, por asnjëherë nuk ia kanë kaluar topin nën këmbë katër futbollistëve brenda pak sekondave.

Beqiraj e ka bërë këtë. Ai ua ka kaluar topin poshtë këmbëve plot 4 futbollistëve kundërshtarë duke dhuruar spektakël për të gjithë tifozët e pranishëm në stadium.

Videoja e momentit spektakolar të sulmuesit kosovar është bërë virale edhe në rrjetet sociale, teksa të shumta kanë qenë komentet pozitive për 30-vjeçarin.

Beqiraj ka bërë 17 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat për Makabi Nejtan, ku ka shënuar 6 gola dhe asistuar për një tjetër.

Së fundmi, te Makabi Nejtan, është transferuar mesfushori i Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka.