Braziliani Wesley kishte qenë vetëm nëntëvjeçar kur humbi babanë e tij Paulo, pas një sulmi fatal që pësoi nga konsumimi i tepërt i alkoolit dhe nga droga.
Pesë vjet më vonë fëmijëria e tij shkoi përgjithmonë.
Sulmuesi i Aston Villas, ende duke u përshtatur me telashet e rinisë së hershme, përjetoi një ngjarje tjetër të madhe jetësore kur u bë baba në moshën 14-vjeçare.
Në kohën kur ishte 15-vjeçar, i biri i tij, Ian Riquelme, u bë me një gjysmëmotër, Maria Eduardan, pasi ai u bë baba me një femër tjetër.
Futbolli mori një rol dytësor për brazilianin Wesley, që punonte në fabrikë për të mbledhur para për të kryer detyrimet, duke u zgjuar në orën 7:00 dhe duke punuar 11 orë në një fabrikë të gozhdave për rreth 150 funte në muaj.
Në mënyrë të jashtëzakonshme, djaloshi që njihej për futboll të sallës kurrë nuk kishte luajtur futboll të madh 11 kundër 11 në bar derisa mbushi 15 vjet.







