Futbollistët e Kroacisë shesin fanellat e tyre për bamirësi, ajo e Luka Modriq kap vlerë marramendëse

Të gjithë lojtarët e kombëtares kroate që ishin në fushë për ndeshjen kundër Danimarkës hoqën dorë nga fanellat e tyre dhe i firmosën për t’i hedhur në ankand, dhe çmimi i tyre fillestar ishte 89 euro.

Çmimin më të lartë prej 8,003 euro e ka arritur fanella e Luka Modriq, shifrën katërshifrore e kanë arritur edhe fanellat e Ivan Perisiq (2,440), Mateo Kovaqiq (1,727), Joshko Guardiola (1,711), Lovro Majer (1,608), Mislav Orsiq (1.571) dhe Marcelo Brozoviq (1463).

Pasi kombëtarja kroate e futbollit u bë e para në botë që nxori në ankand fanellat e veshura nga një ndeshje konkurruese (Kroaci – Hungari, kualifikuese për Euro 2020) për qëllime humanitare dhe mblodhi më shumë se 30,000 euro (31,352), ata ndoqën të njëjtin shembull në shtatë raste të tjera, përfshirë edhe ndeshjen e 1/16-tës së Kampionatit Evropian kundër Spanjës, ku u arkëtuan 48.909 euro.Fanella e Luka Modricit më pas ka arritur çmimin prej 16 mijë eurosh.

Në total, në tetë ankande online, çmimi i përgjithshëm i fanellave të futbollit të kombëtares kroate të shitura është 212,332 euro.