“France Football” ka përgatitur një listë me 50 trajnerët më të mirë në histori në rang klubesh.

Lista është përgatitur duke llogaritur numrin e trofeve që ka fituar, personaliteti dhe influenca që ata kanë pasur ke trajnerët e mëvonshëm, po ashtu edhe jetëgjatësia në futboll si trajner.

Në krye të listës është Rinus Michels, i cili cilësohet si krijuesi i futbollit modern. Në mes të të 60-ve ai revolucionarizoi futbollin, teksa idetë e tij i ndoqën Johan Cruyff dhe Pep Guardiola.

Karrierën e filloi si futbollist te Ajaxi, aty ku më vonë u bë trajner dhe arriti të fitojë tre Kupa Europe vit pas viti dhe ishte ai që shpiku kurthin e pozicionit jashtë loje. Më vonë ai shkoi te Barcelona ku fitoi një kampionat dhe më pas u bë trajner i Holandës.

Në vend të dytë është renditur Sir Alex Ferguson, i cili është trajneri që arriti suksesin më të madh të Manchester United, klub të cilin e drejtoi për 30 vjet. Trajneri skocez fitoi 38 tituj gjatë qëndrimit të tij te United, nga të cilat 17 ishin tituj në Premier League dhe 2 Champions League.

Ndërkohë, në vend të tretë renditet Arrigo Sachi, italiani që ndryshoi futbollin e vendit të tij me lojën që tregoi Milani i viteve ’80 -90. Me skuadrën kuqezi ai fitoi 2 Champions League dhe në sezonin e tij të parë fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë.

Në listën e gjatë të trajnerëve vetëm Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti janë brenda 10 më të mirëve. Më saktësisht, Guardiola renditet në vend të katërt, pas Johan Cruyff, ndërsa Ancelotti në vend të tetë. Vlen të theksohet edhe Zinedine Zidane, i cili vetëm në 3 vite e gjysmë si trajner ia ka dalë të jetë në vend të 22-të të kësaj liste, më lart se Jurgen Klopp.

Renditja e trajnerëve aktual: 5. Pep Guardiola, 8. Carlo Ancelotti, 13. José Mourinho, 16. Marcello Lippi, 18. Louis van Gaal, 22. Zinedine Zidane, 27. Jurgen Klopp, 31. Diego Simeone, 32. Arsene Wenger, 37. Rafael Benitez, 48. Marcelo Bielsa, 49. Antonio Conte.

Lista e plotë: