Fidan Aliti ka zënë vend në formacionin më të mirë të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit të luajtura me Kombëtaren e Kosovës.
Mbrojtësi i Kosovës është vendosur përkrahë yjeve tjerë si Mbappe, Varane, Barkley.
Është gazeta franceze, “France Football”, që ka vendosur Alitin në qendër të mbrojtjes, bashkë me Danilon (Brazil), Varane Francë) dhe Shulz (Gjermani).
Aliti luajti titullar në ndeshjen me Bullgarinë (1:1) dhe miqësoren me Danimarkën (2:2), teksa mbrojtësi kosovar aktivizohet te klubi suedez Kalmar.








