‘France Football’ nis publikimin e renditjes për ‘Topin e Artë’. Grizemann i 19-ti

Mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në “Theatre du Chatelet” të Parisit do të zhvillohet ceremonia e dhënies së çmimit “Topi i Artë 2019”.

Janë 30 kandidatë për të marrë trofeun më të rëndësishëm individual, por favoritët janë Lionel Messi dhe Virgil Van Dijk, teksa Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në mbrëmjen “gala” të ndarjes së çmimeve.

Tashmë nga revista e njohur “France Football” ka nisur numërim mbrapsht, duke publikuar emrat e futbollistëve të cilët kanë marrë më pak vota, teksa në fund do të jetë radha e fituesit të “Topit të Artë”.

Renditja

18 Antuan Grizman

19 Aleksandër- Arnold

20 Pierr Emerik Aubamejang

20 Dushan Tadiç

22 Son

23 Hugo Loris

24 Mark Andre Ter Shtegen

24 Kalidu Kulibali

26 Karim Benzema

26 Georgino Vijnaldum

28 Zhoao Feliks

28 Markinjos

28 Roni Van De Bek