Formati i çuditshëm i UEFA-s i mundëson Bullgarisë të shpresojë kualifikimin në EURO 2020

Kombëtarja e Bullgarisë ka qenë në grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian, së bashku me Kosovën.

Kombëtarja e Kosovës në dy ndeshjet kundër Bullgarisë, ka arritur të marrë katër pikë, duke qenë dominues absolut në të dy takimet.

Barazimi 1:- në Prishtinë, është cilësuar befasi e madhe për të gjithë, dhe ai lëshim edhe i kushtoi Kosovës në renditjen përfundimtare në grupin A.

Kjo Bullgari, e dominuar nga Kosova, mund të sigurojë një vend në EURO 2020 në Ligën e Kombeve.

Në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës, Bullgaria është vendosur në Ligën A, dhe në ndeshjen e parë gjymsëfinale do ta pres në shtëpi Hungarinë.

Me një fitore kundër Hungarisë, Bullgaria do ta luante në shtëpi edhe finalen e madhe, kundër fituesit të takimit Islandë – Rumani.